Berisha: Abuzim i tmerrshëm, do të kesh fatin e Ahmetajt! Balluku: Për mua je një biskotë e butë, shko në SPAK
Seanca e fundit në Kuvend për këtë sension është me tensione dhe debate të shumta. Sali Berisha akuzoi qeverinë ”Rama 3”, duke thënë se ka vjedhur paratë e qytetarëve shqiptarëve. Ai denoncoi abuzimet e bëra me qiratë e pasurve publike, por përgjigjen e mori nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila e konsideroi “një biskotë shumë të butë e që nuk i bën fare përshtypje” ish-liderin demokrat.
Pjesë nga debati:
Sali Berisha: Ajo zonja tejkaloi çdolloj limiti. Abuzim i tmerrshëm me qiratë e pasurive publike, bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes, janë 180 mln euro shpërdorime dhe del flet këtu në këtë mënyrë.
Belinda Balluku: Qiratë me 1 euro i ke shpikur t’i me nismën Shqipëria një euro, madje i vure Shqipërisë një tabelë një euro. Ndaj, mos eja këtu të flasësh këtu për këtë. Unë i kam mbijetuar shefit tënd dhe t’i për mua je një biskotë e butë. Nëse t’i ke akuza çojini atje ku duhet ti dërgoni. Drejtohu SPAK-ut por kam frikë se t’i nuk i drejtohesh dot SPAK.
Sali Berisha: E di përse reagoi kjo për Frida Gugalen, reagoi se vetë është kryegugale. Kjo është ministrja që ndan ndërtimet për të vjedhur në çdo km. Të jesh e bindur ti që fatin e Arben Ahmetaj do të kesh.