Berisha: Ajo që bëri Rama në mbledhjen e partisë së tij është tallje dhe shkelmim i madh
Sali Berisha thotë se Edi Rama dje përmbysi ministra dhe emëroi ministra të cilët e morën vesh aty në sallë. Berisha u shpreh gjithashtu se kjo që bëri Rama në mbledhjen e partisë së tij është tallje e shkelmim i madh. ”Duke dëshmuar përfundimisht në Kongresin e Metamorfozës se aty gjithçka, asamble, kryesi dhe çdo gjë tjetër është një njeri dhe vetëm një njeri dhe ky është padrino Edi Rama. Për të faktuar këto që po them, ai pasi njoftoi shkarkime ministrash, kryeparlamentarësh, pasi vendosi kryqin e krimit mbi deputetët e tij, në mënyrën më poshtëruese, më qesharake, njoftoi se sot mblodhi kryesinë e partisë për të diskutuar për emërimet që bëri dje në kongres. A ka tallje më të madhe se kjo? A ka shkelmim më të madh se ky? A ka dëshmi më flagrante të Metamorfozës së plotë të Rilindjes së Edi Ramës, metamorfozës së saj në krimin politik, krimin ordiner, krimin e gjithanshëm?”,-tha Berisha.