Berisha akuza ndaj Ballës: Mbrojtësi dhe përfituesi kryesor i narko-eurove të klanit ”Toyota Yaris”

Përmes një deklarate për shyp nga banesa, Sali Berisha akuzoi ish-ministrin e Brendshëm, Taulant Balla si njeriun që mbron klanet e trafikut të drogës në Shqipëri. ”Të gjithë keni dëgjuar për aferën Toyota Yaris. Keni dëgjuar se këto ditë kjo dosje u dorëzua në gjykatë, por dua ta dini se kjo dosje është dorëzuar e gjymtuar, pasi personazhi më kryesor në Toyota Yaris, pas trafikantëve, vjen ministri kriminel, Taulant Balla. Ai është një vizitor i rregullt i hotelit të Alfred Vladit në Sarandë. Taulant Balla është mburoja politike dhe përfituesi kryesor politik i trafikut të narko-eurove dhe drogës nga klani Toyota Yaris”, tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, pasi u mbyll kjo çështje në mënyrën më korruptive nga organet e drejtësisë shqiptare, dosja u hap përsëri. Sipas tij, Taulant Balla është i regjistruar në komunikime të shpeshta instensive me bos kryesor të organizatave kriminale në Shqipëri dhe jashtë vend.

”Një rast tjetër që e implikon atë direkt është ndërhyrja e tij direkte për lirimin e personave që i vunë eksplozivin Lul Kullës. Taulant Balla ka marrë në telefon anëtarin e KLP-së, Vatë Staka dhe i ka kërkuar të ndërhyjë në Shkodër për lirimin e kriminelëve që i vunë eksplozivin Lulzim Kullës. Vatë Staka ka zbatuar urdhrin, dhe kriminelët janë lënë të lirë. Paratë e klanit të rrezikshëm Toyota Yaris kanë pasur si destinacion edhe pronarin e kullës pas sahatit me mbiemër Abdia. Ky ndërtues i lidhur si mishi me thoin me Erion Veliajn është një nga pritësit të klanit të narko-eurove, sipas regjistrimeve të klanit Toyota Yaris, të cilat janë fshehur nga Prokuroria e krimit dhe gjykatësja kriminale. Shtoj këtu, se njëri nga këta Abditë është i çmendur pas lojërave të fatit, dhe rëndomë thonë se ai ka ortakëri me Olsi Çelën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?