Berisha akuza qeverisë: Rama mblodhi 5 mld euro nga bordet, por pensionistëve u dha 5 mijë lekë

Gjatë fushatës elektorale në Mamurras, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama me politika e qeverisje së tij, i ka zhytur qytetarët shqiptarë në varfëri. Berisha tha se rrogat tetë vite jo vetëm që nuk u rritën, por çdo qytetar shqiptar ka shpenzuar vitin e kaluar më shumë para.

”Viti 2020-2021 kanë qenë vitet më të lagështa, por këta vetëm kanë vjedhur. Rrogat tetë vite jo vetëm që nuk u rritën, por çdo qytetar shqiptar ka shpenzuar vitin e kaluar më shumë para. Edhe të tjerë patën rritje çmimesh, por ua kthyen qytetarëve të tyre qindarkë më qindarkë. Ky ku i çoi, ky u tall u dha pensionistëve një 5 mijë lekësh dhe të tjerat i ndau me klientelistët e tij. Nuk e pengoi lufta atë. Lufta ishte një vit, por 7 vite të tjera çfarë bëri?

By passi i Fierit me 2 mln euro/km, rruga Levan-Vlorë me 2 mln euro/km. Shkollat që në Europë shkojnë 600-700 mijë euro këtu u ndërtojnë me më shumë para. Këtu kryetari i Tiranës thotë ka mbjellë 1 mln fidanë, gënjen sepse ka vjedhur. Këto zgjedhje janë të rëndësishme. Çdo shqiptar voton për veten e tij.

Ai nuk del dot në debat, ne e kemi detyrim të dalim para qytetarëve. Ai nuk del dot. Edhe mbrëmë e ftova, edhe sot e ftoj të vijë në Mamurras, të dalim para jush, por nuk del dot sepse baxhanaku i tij ka fituar mbi 100 tendera, thjeshtra e tij vajzë e re me një studio ndërkombëtare e lidhur, fiton të gjitha tenderat ajo studio”,-tha Berisha.

SHKARKO APP