Berisha akuza Ramës: E ktheu SPAK në hanxhar të partisë, Kongresi i PS kishte në fokus drogën

Nga konferenca me gazetarët në selinë blu, ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për Edi Ramën, ndaj të cilit hodhi akuza duke thënë se e ktheu SPAK-un si hanxhar të partisë.

Nga ana tjetër, Berisha theksoi se Kongresi i PS-së të çonte te droga, duke e krahasuar atë me mafian e Cosa Nostrës, ndërsa Kuvendi i Komisionit të Rithemelimit të çonte drejt Europës.

”Shpalli SPAK-un si hanxhar e partisë. Një trajtim të atillë të prokurorisë publikisht nuk i bënte sa kryexhelati, babi shpirtëro i Edi Ramës, Enver Hoxha, kurse në Kuvendin e demokratëve ju patët rastin të dëgjonit të flitej për lirinë dhe votën e lirë. Patët rastin të njiheshit me shtylla kryesore të programit të partisë për t’i dhënë fund narkoshtetit”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?