Berisha akuza Ramës: Shiti energjinë, kaskada e Drinit është në vdekje klinike

Sot u mbajt një protestë për rritjen e çmimeve, dhe në takimin me demokratët në Gjirokastër, Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

”Është rritur çmimi i gazit, por më thoni pak çfarë gazifikimi kemi ne në Shqipëri. 0! Po nëse kriza e gazit kap një vend që 25% të energjisë e ka nga gazi, si do na kapë ne që e kemi nga ujrat tona?

Është kriza që do të induktojë në familjet shqiptare. Sot i’u them që pas rezervës valutore, e kemi kaskadën e Drinit. Ajo ishte plot e përplot edhe në muajin gusht.

Ai ka shitur energji gjatë verës. Tani kaskada është në vdekje klinike, kjo është arsyeja e krizës. Në vend që të blinte energji me çmim të lirë, sot është më i lartë se në gusht. Kjo është krizë e bërë vetë. E krijuar vetë. Është kriza e Edi Ramës”.

SHKARKO APP