Berisha akuzon fort Ramën: Po vjedh 300 milionë euro me anë të Bordeve

Berisha sot në mbledhjen e Këshiliit kombëtar të PD akuzoi direkt kryeministrin Rama për vjedhje masive të parave të buxhetit të shtetit.

Ai theksoi se “300 milionë euro janë grabitur nga xhepat e shqiptarëve vetëm nëpërmjet Bordeve, ç’ka ka bërë sot që mbi 300 mijë fëmijë dhe të rinj të jetojnë në kufijtë e varfërisë dhe të varfërisë ekstreme. përveç faktit se fondet e përcaktuara për fermerët shqiptarë janë më të ulëta në rajon, por në rast se analizohen fondet që shkojnë direkt tek fermeri , ato janë 20 herë më të pakta se në Kosovë dhe nga 63 euro për hektar që shkojnë tek fermerët në Kosovë, tek fermeri shqiptar shkojnë vetëm tre euro për hektar dhe 40 euro për hektar vidhen nga qeveritarët. Rinia është në dëshpërim, në kërcënim dhe rrezik madhor që mund të krahasohet vetëm me vitin 1945 është çështja kombëtare. E vërteta është se Edi Rama ky vasal i Aleksandër Vuçiç, ka shndërruar Tiranën , në Beogradin e vogël”- tha Berisha.

SHKARKO APP