Berisha akuzon qeverinë Rama: Përçmon mjekët, i detyron të emigrojnë

Pasditen e kësaj të marte, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha organizoi një tryezë diskutimi me mjekët, ku u diskutuan problematikat në sistemin shëndetësor. Në fjalën e tij, Berisha tha se dy zhvillimet më të dhimbshme të Shqipërisë janë largimi i të rinjve në emigracion dhe përgatitja e mjekëve për emigracion.

“Në këtë shërbim jetik për shtetin dhe zhvillimin e saj largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. Ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur qëndrim përçmues. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite.

Me borxhin që ka marrë kjo qeveri nga 62.6 për qind të GDP kur mori pushtetin në 107 sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë, të infermierëve e me radhë. Kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë. Përçmimi janë për mua të pashlyeshme skenat në spitalin e Traumës”.

SHKARKO APP