Berisha: Ambasada e Spiropalit nuk vuri një tufë lule tek përmendorja e Skënderbeut

 Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një emigranti në Bruksel që ka vënë në dispozicion edhe foto të përmendores së Gjergj Kastriot Skënderbeut në këtë vend. Emigranti shkruan se pranë përmendores ishin vendosur buqeta me lule nga Kosova, Brukseli, qyteti, komuna madje edhe nga shoqëria por nuk kishte nga ambasada shqiptare.

Nuk mungon komenti thumbues i Berishës, që thotë se ambasada e Skënderbuçit të Spiropalit nuk vuri lule.

STATUSI I BERISHËS
Në Bruksel, ambasada e Skënderbuçit të Spiropalit nuk vendosi dje një tufë lule tek përmendorja e Skënderbeut!

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni mesazhin nga Brukseli të emigrantit dixhital. sb
“Zoti Berisha do ju flisja për një problem që vura re sot në Bruksel pranë memorialit të heroit tonë kombëtar afër qendrës në Parkun Josafat të qytetit ..Shteti shqiptar e ka trumbetuar më të madhe vitin e heroit tonë, por çfarë ndodh në nderim të tij, është e kundërta…Mbi piedestalin e shtatores së tij kishte kurora të shumta si e ambasadës së Kosovës në Bruksel e echevinit të komunës së Bruksel Kapital e të komunës së Shaeerbeck ku ndodhet shtatorja dhe një buqetë e madhe e shoqërisë qytetare Bruxeloise dhe unë në mënyrë modeste vura një tufë trëndafila në përkujtim të heroit…

Swiss Digital Mobile Reklama

I ngazëllyer nga nderimet që i kemi obligim por dhe nga nderimet që na bëjnë të tjerët, po largohesha për në banesën time, por një zë i ngrohtë e burrëror më bëri të kthehem pas!? Ishte Gjergji që më shihte me ata sy të ngurtë e plot shkëlqim. …A ka Ambasada të Arbrit këtu në kryeqytetin e Evropës!? E shtoi ambasadë e ambasador shqiptar doja të thosha…ashtu siç kishim në katër cepat e Evropës në kohën time…Nuk dija si t’i përgjigjesha në përhumbjen time, e mu kujtua lideri global e fjalët e tij “Do të bëjmë shtet”. Hajde shtet hajde po thosha me vete…

Ktheva kokën e pashë Gjergjin që kishte mbajtur qëndrimin e tij madhështor e të ngurosur me shpatën e mburojën e vendosur përpara këmbëve si i çuditur nga mos përgjigja ime… PS. zoti Berisha kam fotografuar kurorat me shënim përkatës, po nuk di ku t’jua postoj fotot e shtatores, ku mungonte vetëm kurora e ambasadës shqiptare në nderim të heroit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?