Berisha: Ambasadorët e vendeve kryesore hodhën poshtë deklaratën e Bashës
Nga dritarja e banesës që qëndron i izoluar që prej dhjetorit 2023, Sali Berisha tha gjatë fjalës se ambasadorët e vendeve kryesore, hodhën poshtën deklaratën e Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore.
”Sot ambasadorët e vendeve kryesore, përfshirë OSBE, reaguan me deklarata duke hedhur poshtë deklaratën e pengut të Edi Ramës, Lulzim Bravës. Ajo deklaratë e tij tregonte se çfarë shpërfytyrimi, në ç’shkallë është shpërfytyruar ky njeri, i cili shitjen e tij te Edi Rama, aktet e tij të turpshme të diktuara nga pengmarrësi i tyre, kërkoi të ua paraqesë shqiptarëve si autorizim të ambasadorëve të vendeve kryesore në Tiranë.
E vërteta është se ai bëri vetëm mashtrimin e radhës. Nga ana tjetër të dashur miq, kjo parodi dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Se me Edi Ramën ne veç se do të firmosim grabitjen e radhës të votës tonë.
Në këtë aspekt, beteja juaj, beteja e demokratëve është jetike, vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë. Miqtë e mi! Edi Rama zhvilloi me 14 maj farsën elektorale më të shëmtuar”.