Berisha apelon socialistët: Mos u mashtroni nga Rama, detyroni deputetët për demokraci

Ende me syzet e zeza për shkak të shenjave që i la sulmi fizik nga 31-vjeçari Shehu gjatë protestës së 6 dhjetorit, Sali Berisha mblodhi sot Kryesinë e PD-së, si analizë për Primaret brenda partisë për kandidatët që do të sfidojnë ata socialistë në zgjedhjet e 14 majit. Po ashtu Berisha i drejtohet elektoratit socialist dhe jep një lajm.

”U them socialistëve mos u mashtroni dhe u rikujtoj këtu se disa vite më parë vendosi nenin sipas të cilit, për kryetarin nuk votohet, kur ai zgjidhet. Por ai po vjedh votën. Tani ai ju hoqi të drejtën edhe për të gjithë forumet e tjera. Një ligj do të përgatitet sa më shpejt, i cili do të detyrojë çdo parti politike, të respektojë normat bazë të demokracisë në jetën e saj. Ky ligj u miratua nga Bundestagu gjerman, pas daljes nga diktatura naziste”.

Lideri demokrat deklaroi se uron se “anëtarët dhe simpatizantët e PS-së të detyrojnë deputetë e tyre të votojnë këtë ligj, përndryshe i garantoj se ligji i parë që do të votohet pas fitores së PD-së, do të jetë ky ligj dhe se çdo forcë politike që nuk e zbaton atë do të dalë jashtë ligjit, cilado qoftë ajo”.

SHKARKO APP