Berisha apo Alibeaj me siglën e PD më 14 Maj? Analistët: Celibashit i duhet të bëjë një lloj “akrobacie”

Sali Berisha ka depozituar kërkesën për regjistrim në KQZ, ashtu si edhe Enkelejd Alibeaj si kryetar i autorizuar me dokumente që një vit më parë nga Basha, i cili figuron me letra kryetar i partisë. Për analistin Ben Andoni, kreu i KQZ i duhet të bëjë një lloj “akrobacie” për të marrë vendimin, i cili më pas do të shërbejë edhe si precedent.

“Handikapi ka filluar që te gjykata. Vendimi i Apelit është vendim ekzekutiv, që do ta ndjekë rrugën nga sipër poshtë. Ky paradoks i madh që drejtësia po i bën politikës është e pamundur të zgjidhet në këto 3 ditë. Problemi i madh është te grupi që përfaqëson Alibeaj. Aty nuk funksionojnë fare strukturat. Nëse do të funksiononin strukturat, e para do të qartësohej pozicioni i Bashës dhe më pas e gjithë struktura drejtuese. Celibashit i duhet të bëjë një lloj akrobacie. Ky është një moment precedent, i cili do të shërbejë më pas për kriza të tilla”, tha Andoni.

“E mbyllim këtu, ta harrojmë”. Me këtë thirrje, sërish Enkelejd Alibeaj shtrin dorën e pajtimit brenda Partisë Demokratike për të arritur atë që ai e cilësoi si të vetmen mënyrë për të rrëzuar qeverinë. Gazment Bardhi, Merita Bakiu dhe Flamur Hoxha, të cilët u mandatuan për të biseduar me grupin e Rithemelimit për çështjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët për një kandidat të Partisë Demokratike.

Por Edi Paloka nga grupi i Berishës, sot tha se ftesa e Alibeajt drejtuar të kandidatëve të Primarëve që të futen në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së, është pjesë e lojës së kryeministrit Edi Rama.

SHKARKO APP