Berisha: Asnjë qindarkë gjer sot nga narko qeveria kundër epidemisë së Koronavirusit!
Nga Sali Berisha
Miq, ndonëse epidemia nga koronavirusi ka filluar 90 dite me pare, narkoqeveria e Edvin Çekap Maskes ne një akt te papërgjegjshëm, çnjerëzor nuk ka disbursuar nga Thesari asnje qindarke për blerjen e mjeteve mbrojtëse për personelin e shëndetësisë dhe popullatën ne tërësi.
Ne 90 dite narkoqeveria, e cila shpalli se akordoi për luftën kundër koronavirusit 3.5 milionë euro, ne fakt 3 here me pak se Kosova, nuk ka shpenzuar nje qindarke te vetme per te blere aparatet e frymëmarrjes se drejtuar dhe mjete te tjera per luften kunder koronavirusit.
Ky është një qëndrim i papërgjegjshëm qe i jep mundësi koronavirusit te beje dëme te mëdha ne Shqipëri, e cila aktualisht ka me pak se 1/10-1/12 e aparaturave te domosdoshme per mjekimin adekuat dhe shpëtimin e jetës te te sëmurëve me coronavirus.
Ju bej thirrje OBSH dhe vendeve mike te ndihmojnë Shqipërinë për mungesat e saj tejet te mëdha.
Se dyti ju bej thirrje te gjithë qytetareve jashtë çdo paniku te tregojnë kujdes maksimal, te respektojnë me rigorozitetin me te madh qëndrimin brenda, rregullat higjeno – sanitare te mbrojtjes dhe distancimin social nga njeri tjetri, ne interesin absolut te secilit prej nesh, fëmijëve dhe te gjithë me te dashurve tanë dhe mbare shoqërisë tone.
Miq, ne nuk duhet te ndihmojmë armikun tone te padukshëm virusin e pabese te kurorës!