Berisha: Basha orkestroi dhunën, treguam që jemi opozita e vërtetë
Për Sali Berishën, protesta e 8 janarit e realizoi qëllimin e saj madhor duke arritur të hapte dyert e blinduara të selisë. Luzlim Bashën e akuzoi si orkestrues të dhunës ndaj demokratëve, duke folur për një skenar të përgatitur, sipas tij, në bashkëpunim me Edi Ramën.
“Pasi dështoi për të mbajtur selinë me vrasës, trafikantë dhe banditë që kishte mbushur zyrat e saj dhe që i kishte pajisur me gaze e helme, mjete primitive, nga huri tek armët e zjarrit, thirri sipas skenarit të parapërgatitur narko banditë me uniformë, narko policinë duke ndërmarrë një raprezalje, një dhunë dhe një terror policorë të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore”.
Bashën e cilësoi si ministër të Brendshëm të Ramës, ndërkohë që theksoi së protesta dëshmoi kush është opozita në vend.
“Se ka më në fund një opozitë të vërtetë të tyre, një opozitë e cila është gatshme të përballet dhëmbë për dhëmbë me regjimin më të keq që ka njohur që nga koha e Enver Hoxhës deri më sot, dhe ky regjim ka arritur në atë shkallë sa të emërojë opozitën që do”.