Berisha: Basha të ishte këtu në debat të hapur, të mësonte abc e demokracisë nga rinia

Në takimin me rininë në Tiranë, lideri historik i PD Sali Berisha akuzoi Bashën se po trembet nga rinia demokrate dhe kërkon t’u mbyll gojën përmes uzurpimit të FRDP dhe Forumit të gruas.

Po ashtu ai tha se Basha po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe se duhet të mësojë abc e demokracisë nga të rinjtë demokratë,

“Basha duhet të ishte këtu në një debat të hapur, por i kyçur në zyrën e vet jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD e forumit gruas. Kryetari pa parti e ka kapur një frikë e madhe nga ju të rinjtë e PD-së, Është krejtësisht i pashpresë. Edhe një herë ju sugjeroj ta ftoni në një debat, të mos fshihet të dalë ballë për ballë dhe të mësoj nga ju ABC e demokracisë. PO sillet si kur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Holandë”.

SHKARKO APP