Berisha bën bilancin e 24 orëve: Operacioni “Forca e krimit”, shënon arritje, autorët me pushime

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka ndërruar emrin operacionit të shumëpërfolur të policisë, nga “Forca e ligjit”, ai e quan “Forca e krimit”.

Duke iu referuar ngjarjeve të fundit në vend, në diferencë të ngushtë kohore brenda disa orëve, siç ishte atentati me një të vrarë e një të plagosur në Tiranë dhe një shpërthim para mesnatës në Fushë-Krujë, Berisha i quan arritja e radhës e operacionit “Forca e krimit”.

“Operacioni “Forca e Krimit” shënon arritjet e radhës:
– Atentat vdekjeprurës në Tirane, një i vrarë dhe tjetri i plagosur rëndë.
– Eksploziv në biznesin e radhës në kryeqytetin europian te eksplozioneve, Fushë-Krujë.
Autorët u nisën me pushime!”, shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha fb 1

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?