Berisha: Bërja e testit gjerësisht, ligj ndërkombëtar
Ish-kryeministri Berisha në “360gradë”, tha se bërja e testit është ligj ndërkombëtar. Nga ana tjetër, ai u shpreh se qeveria ka krijuar një task-forcë ku diktojnë xhahilët. “Bërja e testit, jo masivisht, gjerësisht, është ligj ndërkombëtar. Direktiva e OBSH-së është ligj ndërkombëtar për koronavirusin. Drejtori i OBSH, doli me moton, testim, testim, testim, por kush e dëgjoi në Shqipëri. Këta kanë krijuar një task-forcë politiko-shkencore në të cilët diktojnë xhahilët. Ata që u thanë shqiptarëve që e kanë sekret karantinën”.