Berisha braktiset edhe nga Kavaja që e quan bastion të PD, pjesëmarrje minimaliste në fushatë

E quan bastion demokratësh, por ish-kryeministri Sali Berisha është braktisur edhe nga Kavaja. Siç mund të shihet edhe nga pamjet, në takimin përmbyllës të fushatës së koalicionit ”Bashkë Fitojmë”.

Mitingu ku mori pjesë vetë Sali Berisha ishte një dështim i plotë pasi pjesëmarrja e ulët tregonte braktisjen që demokratët i kanë bërë ish-kryeministrit. E njohur dikur si bastion i së djathtës, duket se edhe Kavaja nuk shikon më tek Berisha alternativën.

Pamjet nga Kavaja janë vetëm dështimi i radhës. Për Berishën, fjalimet para një numri shumë të vogël mbështetësish duket se janë kthyer në normalitet.

SHKARKO APP