Berisha: Çfarë ka një kriminel më shumë se Koço Kokëdhima?

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në adresë të deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima. I pranishëm në çeljen e Fondacionit për Liri dhe Demokraci, Berisha është ndalur në situatën politike dhe ekonomike në vend.

Duke folur për korrupsionin në qeverisje, Berisha tha s “çfarë ka më shumë një kriminel sesa Koço Kokëdhima”. “Ndërsa Kokëdhima, çfarë ka krimineli më shumë se ky? Ka marrë më shumë se 150 pagesa nga paratë publike që kur është bërë deputet i jugut. Vendi është në situatë kritike, qeveriset nga një organizatë kriminale, që vjedh me tendera e koncesione pasuritë publike”, tha Berisha. 

Ish-kryeministri komentoi dhe zhvillimet ekonomike duke u shprehur se sot vend ndodhet në momente kritike për shkak të keqqeverisjes dhe abuzimeve me financat e qytetarëve. 

 

SHKARKO APP