Berisha: Çmimet e apartamenteve këtu janë më të larta se në Belgjikë

Gjatë një takimi me qytetarët në Devoll, teksa prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Elvis Hajdërlli, ish-kryeministri Sali Berisha ngriti shqetësimin e rritjes së çmimeve të apartamenteve, për të cilat tha se është pasojë e abuzimeve të qeverisë.

”Qeveritarët me vjedhjet e tyre të pakufijshme, bëjnë që çmimet e apartamenteve të jenë më të larta në Shqipëri se në Belgjikë. Një apartament në Tiranë është 30 % më shtrenjtë se në Bruksel.

Sekti i “Rilindjes” s’kanë mendje tjetërkund vetëm se të pasurohen vetë. Rama i jep baxhanakut 100 tendera miliona euro. I jep thjeshtrës dhjetëra tendera. Po Olsi se mos e zbardhi klubin Partizani? Këta mendojnë vetëm për vete. Janë një sekt që si shushunja po vjedhin pasuritë tuaja.

Ata kanë një sistem fiskal kundër qytetarëve. Kanë një subvencionim 6 herë më të ulët se Kosova dhe 8 herë më të ulët se Maqedonia. Mbeten prodhimet e Devollit në fushë. Këta qeveritarë nuk kanë interes tjetër veç pasurimit të tyre.

Është kohë të ulemi me çdo socialist e të diskutojmë, çfarë ndodhi këto vite. Pse po ikim? Sepse rrogat kanë rënë në mënyrë të tmerrshme. Sepse për shkak të bordeve komuniste të çmimeve, çdo qytetar ka shpenzuar më shumë 430 mijë lekë. Tani çfarë bën Rama, i demaskuar thotë do rrisim rrogat”,-tha Berisha.

SHKARKO APP