Berisha: Çmimet e energjisë do të jenë 7 lekë për 300 kilovatët e parë
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha prezantoi planin e partisë së tij për çmimin e energjisë elektrike, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për ulje elektorale të çmimit dhe mashtrime të cilat, sipas tij, janë në shkelje të ligjit.
Berisha theksoi se ndërmarrja publike e energjisë është e detyruar të ulë çmimin në përputhje me reduktimin e humbjeve dhe rritjen e efikasitetit. Sipas tij, me investime në infrastrukturë dhe menaxhim më të mirë të humbjeve, çmimi i energjisë mund të ulet dhe shitet më lirë për konsumatorët.
Plani i PD-së për çmimin e energjisë parashikon tri nivele:
Çmimi fillestar do të jetë 7 lekë për kilovat/orë për 300 kilovat/orët e para të konsumit.
Çmimi i dytë do të jetë 10 lekë për 400 kilovat/orët e tjera.
Për konsumatorët e luksit, që përdorin shumë energji, Berisha propozon një çmim të tretë prej të paktën 1,000 lekë për kilovat/orë.
Në këtë mënyrë, Berisha tha se çmimi për bizneset do të mbetet në nivele më të ulëta, rreth 60 lekë për kilovat/orë. Për të Shqipëria do të vazhdojë të mbetet ndër vendet me çmimet më të ulëta të energjisë elektrike në Europë, duke i atribuouar këtë arritje strategjisë për shndërrimin në një superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme.