Berisha: Data 10 ditë historike për mua, dështoi një përpjekje e pandershme për të më cënuar

Të premten e shkuar nisi punimet Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Për Sali Berishën ajo ditë është historike për të, pasi në ”Syri Tv”, tha se dështoi një përpjekje e pandershme për të cënuar atë.

”Një përpjekje e pandershme, e paimagjinueshme për të cenuar, për të marrë sovranitetin e parlamentit, për të diktuar se kush do hyjë në parlament, dështoi plotësisht.

Unë i garantoj çdo shqiptar që qëllimi im nuk ishte personi Sali Berisha, por sovraniteti dhe dinjiteti i këtij vendi, të cilin për sa kohë të jetë i lirë dhe sovran, nuk duhet ta diktojë askush. Për mua kjo ishte më kapitalja”,-tha Berisha.

SHKARKO APP