Berisha: Degët të hapen për referendumin, injoroni shoqatën Basha-Bardhi

Ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye në selinë blu për herë të parë që pas përjashtimit nga grupi parlamentar. I shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të përkohshëm të rithemelimit, Berisha zgjodhi të zhvillonte mbledhjen e parë të këtij grupi ngjitur me zyrën ku Lulzim Basha paralelisht kishte një takim me grupin e punës për zgjedhjet në FRPD.

Berisha pati një thirrje për të gjithë ata që janë kundër lëvizjes së tij duke mohuar mundësinë e një përplasje fizike mes demokratësh. Kurse krydemokratin Basha e akuzoi për rrëmbim të kartave të anëtarësisë.

Po ashtu Berisha garantoi se zyra e Bashës nuk do të preket deri sa të shprehet anëtarësia me referendum, por e bëri të qartë çfarë do të thonte rikthimi i tij në selinë qëndrore.

Nga ana tjetër, kreu në detyrë i FRPD-së deputeti Belind Këlliçi akuzoi drejtpërdrejt kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm si iniciues të sulmeve ndaj anëtarëve të forumit rinor dhe iu drejtua Komisiariatit 1 të Policisë për të bërë padi. Në dalje paralajmëroi Bashën dhe njerëzit e tij se do të mbajnë përgjegjësi personale nëse preken anëtarët e FRPD.

SHKARKO APP