Berisha: Demokratët u bashkuan. U bë realitet dëshira e 700 mijë shqiptarëve
Rikthimi i grupimit që mbështet Gazmend Bardhin në selinë blu, sigurisht që e ka përshëndetur edhe Sali Berisha, ndonëse është në izolim që prej 30 dhjetor 2023.
Në protestën e radhës poshtë shtëpisë së tij ai tha se PD sot me bashkimin e grupimeve brenda saj është kthyer në një shpresën e vetme për demokratët.
“Pas një betejë të përbashkët 1-vjeçare, por pas përplasjeve dhe kundërshtive hera herë edhe të forta, 43 deputetë të PD, të koalicionit opozitar, u mblodhën së bashku në drejtimin e kryetarit të grupit parlamentar në selinë e partisë dhe bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëve”, tha Berisha.