Berisha dënon terrorin ndaj Gjergj Thimos: Paralajmëroj Edvin Kristaq Hajdutin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kreun e qeverisë Edi Rama, të ndalojë terrorin dhe çdo akt ndaj koleksionistit Gjergj Thimo, i cili tregoi para pak ditësh në “A Krasta Show”, se Rama kishte qenë i burgosur në Paris dhe madje i publikoi edhe numrin e tij si i burgosur.

Lexoni më poshtë postimin e Berishës në Fb:

“Breaking News! Edvin Hajduti rrethon me narkopolici, koleksionistin Gjergji Thimio, i cili bëri publike numrin e Edvinit në burgun e Parisit si trafikant ikonash. Gjergji Thimio ju tha shqiptarëve të vërtetën, të cilën i pari e kishte zbuluar Fatos Nano kur akuzoi Edvin Hajdutin se e mori nga Parisi tek shiste ikona të vjedhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edvin Hajduti deri sot nuk e ka përgënjeshtruar kurrë Fatos Nanon dhe as Gjergji Thimion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin dhe paralajmëroj Edvin Kristaq Hajdutin se për çdo akt ndaj Gjergji Thimos, do të përgjigjesh në person,” ka nënvizuar ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?