Berisha dhe Bardhi mbledhin grupet, deputeti Leskaj: Të shkojmë deri në grevë urie
Këtë të mërkurë është mbledhur grupi i Sali Berishës dhe i Gazment Bardhit, kjo një ditë para seancës plenare në Kuvend, ku edhe është diskutuar sesi do të veprohet. Deputeti Bujar Leskaj tha se duhet të thellohet aksioni opozitar, madje të shkohet deri te greva e urisë. “Duhet të thellojmë aksionin opozitar. Situata jonë është e vështirë. Kjo do të thotë se duhet te reagojmë siç duhet. Duhet të marrim hap pas hapi të gjitha mundësitë e reagimit, duke shkuar edhe deri në ekstrem, në grevë urie”, tha ai.