Berisha dhe Basha reagojnë pas vendimit të Gjykates së Lartë

 

Gjykata e Lartë pushoi sot çështjen për deputetët socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka të cilët u akuzuan për goditje për shkak të detyrës së deputeti demokrat Gent Strazimiri,  në korridorin e parlamentit.

Pas vendimit deputeti socialist Pjerin Ndreu kërkoi falje për gjaknxehtësinë por nënvizoi se ngjarja e ndodhur më 10 korrik të 2014 nuk përbënte shkak ligjor për të ndërtuar një fabul e për ta sjellë në gjykatë.

 Pjerin Ndreu: “Kërkoj falje por kurrsesi nuk përbën shkak ligjor për të ndërtur një fabul e për ta sjellë në gjykatë. E gjithë kjo orvatje ishte nul dhe cështja penale s’duhej të niste. Më vjen keq për autorët që e gatuan këtë histori. Vendi ka çështje e probleme më të thella dhe rrezikshmëri shumë më të madhe sesa këtë.  Janë ngjarje që kanë ndodhur dhe do ndodhin në të gjithë botën. “

Sipas vendimit të Kolegjit Penal të kryesuar nga Medi Bici, çështja është pushuar për procedurë pasi padia nuk është bërë nga personi i dëmtuar por nga grupi parlamentar.

Gjithashtu Pjerin Ndreu tha se po përpiqen ta lidhin me krimin por ai deklaroi se nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë lidhje të tillë.

Pjerin Ndreu: “E di që jam person atraktiv dhe në qendër të vëmendjes për tu sulmuar por po ju deklaroj se as kam qenë as jam dhe as do jem kurrë në linjat e bashkëpunimit me krimin’

Në seancën e 20 majit Prokuroria e Përgjithshme kërkoi 1 vit burg për deputetin Arben Ndoka dhe 8 muaj burg për deputetin Pjerin Ndreu, por ky dënim kërkoi ta konvertonte në punë në komunitet, 150 orë pune për Ndokën dhe 80 orë për Ndreun.

Hetimet ndaj dy deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu nisën pas kallzimit të grupit parlamentar të PD me 14 korrik në Prokurorinë e Përgjithshme.

 

Statusi i Lulzim Bashes

Lajm i zi për Shqiperinë, demokracine dhe parlamentarizmin shqiptar. Cdo shqiptar që pa me zë dhe figurë skenat e shëmtuara të sulmit fizik kundër fjalës së lirë dhe opozitës, është sfiduar. Partnerët tanë amerikanë dhe europianë janë sfiduar. Në vend të dekriminalizimit, si një nevojë urgjente dhe jetike e politikës dhe shoqërisë shqiptare, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit. Kapja dhe marrja peng e institucioneve nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim është vepra e tij e zeze. Beteja jonë për dekriminalizmin nuk ndalet, reagimi i qytetarëve është detyrë. Me votë, me gjykimin suprem të votës popullore- kjo është zgjidhja.

 

Statusi i Sali Berishes

E drejta dhe se bashku me te edhe opozita ne gijotinen e regjimit!!

Te dashur miq, ne nje hark kohor me pak se dhjete ditor, nen diktimin e Edi Rames, Gjykata e Larte e vendit ka dhene dy vendime te pashembullta ne historine e pluralizmit politik dhe ne kundershtim flagrant me parimet themelore te drejtesise shqiptare dhe europiane.

Pak dite me pare kjo Gjykate denoi me kundravajtje penale per shpifje, dy drejtues kryesor te PD per deklaratat e tyre politike, per shkak te detyres, kunder Edi Rames. Ky vendim, i pari i ketij lloji ne historine e pluralizmit te vendit eshte ne kundershtim flagrant me te gjitha gjykimet dhe direktivat e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut. Sot Gjykata e Larte, e shnderruar ne hanxhar te regjimit te Edi Rames, perdhosi me vendimin e saj politik te drejten ne vetdijen e cdo qytetari.

Ajo, me urdher te Edi Rames pushoi çeshtjen e goditjes ne Parlament nga banditet me imunitet te PS, Ndoka dhe Ndreu, te deputetit Genti Strazimiri, akt qe tronditi vendin dhe neveriti boten. Me keto vendime, haptas politike armiqesore te Gjykates se Larte per opoziten shqiptare, krijohet nje situate qe nuk ka ekzistuar kurre me pare.

Ne kete regjim sot e tutje ne institucionin suprem te drejtesise per opoziten ka ndeshkim dhe jo te drejte. Opozita vendoset sot para alternatives me te rende ne tere historine e saj. Edi Rama, ky bastard i bllokmeneve hoxhist, mendon dhe beson se me kete vendim i dha duart dhe vendosi ne gijotine opoziten e vendit. Sot me shume se kurre opozita duhet te ngrihet e gatshme per cdo vendim, çmim dhe sakrifice, per te mbrojtur ekzistencen reale te saj!

 

Ndersa Gjykata e Lartë ka sqaruar arsyet përse vendosi të pushojë çështjen ndaj deputetëve socialistë Arben Ndoka e Pjerin Ndreu, të marrë të pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme për goditje të deputetit demokrat, Gent Strazimiri.

Sqarimi i plotë:

Në lidhje me vendimin nr.4 datë 10.06.2015, të shpallur sot nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në pritje të bërjes publike të vendimit të plotë e të arsyetuar, mbi motivet thelbësore kushtetuese e ligjore për të cilat ky kolegj dha vendimin e sotëm, informohet publiku si vijon:

“Në mbështetje të paragrafit të parë të nenit 387 të Kodit të Procedurës Penale, çështja nuk duhet të fillonte për shkak se nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor penal.

Përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve fyese, si edhe kryerja e veprimeve të tjera faktike a të dhunshme nga ana e deputetëve, të cilat cenojnë veprimtarinë normale dhe autoritetin e Kuvendit, personin dhe dinjitetin e deputetit, etj., të kryera gjatë veprimtarive parlamentare dhe/ose brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje të cilat gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi.

Si të tilla, sjelljet e deputetëve me fjalë,  gjeste apo veprime fizike a të dhunshme, që pengojnë a cenojnë autoritetin e Kuvendit, dinjitetin dhe  personin e deputetit, nëse nuk kanë sjellë pasoja të tjera të rënda sipas ligjit, i nënshtrohen procedurave ekskluzive të hetimit dhe gjykimit disiplinor, si edhe të sanksioneve disiplinore nga vetë strukturat e pushtetit legjislativ, pra nga Kuvendi.

Kështu, sipas parimit kushtetues “ne bis in idem”, nuk mund të ketë procedim dhe ndëshkim të të njëjtit subjekt dhe për të njëjtin fakt, nga organet e procedimit disiplinor të Kuvendit si shkelje disiplinore dhe nga organet e ndjekjes penale dhe gjykata penale, si vepër penale.

Ky qëndrim, bazohet në parimet kushtetuese dhe dispozitat kushtetuese për ndarjen e pushteteve, pavarësinë e pushtetit legjislativ, me konkretisht në parimin e “autodichia-s” – kompetencën rregullatore dhe vendimmarrëse ekskluzive të parlamentit për çështjet që lindin nga veprimtaria parlamentare dhe brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, të reflektuara në Kushtetutë, ligjin për statusin e deputetit, Rregulloren e Kuvendit, etj.

Të njëjtat parashikime parimore dhe normative, si edhe të njëjtat qëndrime mbahet në raste të tilla, sikurse ai objekt i këtij gjykimi, nga Kushtetutat, legjislacionit, praktikat parlamentare, praktikat gjyqësore kushtetuese dhe praktikat gjyqësore penale në të gjitha vendet perëndimore, si edhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (të cilat do të citohen konkretisht dhe hollësisht në vendimin e arsyetuar që do të depozitohet në një kohë të shkurtër)”.

SHKARKO APP