Berisha dhe Malltezi ankimuan masat e sigurisë, Apeli i GJKKO shpall vendimin nesër

Seanca gjyqësore për shqyrtimin e ankimimit të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit në lidhje me masat e sigurisë për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani u zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Përmes një njoftimi Apeli bën me dije se pasi ka dëgjuar palët, ka vendosur shtyrjen e shpalljes së vendimit. Vendimi do të jepet nesër në orën 11:00.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00.

SHKARKO APP