Berisha dhe Meta bëhen bashkë në Vorë: Më 14 Maj përzëmë pushtetin monist. 1/3 e kryetarëve të Ramës janë në burg
Për herë të parë, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë bashkë në Vorë, ku kanë prezantuar kandidatin e tyre nga koalicioni ”Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxhën. Sali Berisha,
”Krahasoni Indrit Hoxha me kandidatët e partisë së Ramës. Kandidatët e tjerë janë ata që pas mesnate dolën nga zyrtare PS pa u pyetur asnjë socialist i vetëm, mbajnë dy-tre emra, nuk përfaqësojnë socialistët dhe mbështetësit e PS, por krimin, bandat organizatat kriminale shtetërore dhe jo. Indrit Hoxha do jetë shërbëtori juaji përulur që do bëjë me përkushtim gjithçka për të menaxhimin më transparent të burimeve e taksave tuaja, si dhe çka në dorë me këshillin bashkiak për të lehtësuar barrën e detyrimet tuaja të pamerituara ndaj shtetit e bashkisë”, tha Berisha.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, tha se kjo bashki është një nga dëshmitë më të forta të papërgjegjshmërisë së Ramës. ”Nuk dua të flas për transparencën e bashkisë së Vorës. Asnjë nuk e di se kush është kryetari i këshillit bashkiak të Tiranës. Sërish e kanë vërë në lista. 1.4 mld euro në një mandat në errësirë të plotë. kur ka ndodhur në Tiranë, po në Vorë e Kavajë? 1/3 e kryetarëve të bashkisë kanë përfunduar në burg ose janë të paditur. Plani ynë është i qartë për transparencë në investime publike, garantim i shërbimit të duhet për çdo taksë që shqiptarët paguajnë dhe ulje e kostos së jetesës për qytetarët. Besoj tek mençuria juaj dhe e atyre me bindje politike të ndryshme por vidhen akoma më shumë nga Rilindja, sekt i papërgjegjshëm”, tha ai.
Vetë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha tha se Vora është lënë në harresë nga qeveria dhe në 14 maj qytetarëve do t’u kthehet dinjiteti i munguar.
”Në 4 vitet e fundit “Rilindja” ka ndryshuar 5 kryebashkiakë. Shikoni çfarë po bëjnë me banorët e Bërxullës, po u rrëmbejnë pronat. Ne nuk jemi kundër zhvillimit. PD ka investuar më shumë se kushdo tjetër në këtë zonë. Vora i ka të gjitha kapacitetet për një jetë cilësore, por taksat e qytetarëve kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve. në bashkë do t’i kthejmë dinjitetin Vorë. Përgjigja juaj do të jetë më 14 maj. Ne së bashku do t’a heqim nga duart bashkinë krimit dhe bandave dhe do t’a kthejmë qytetarëve”, tha ndër të tjera Indrit Hoxha.