Berisha do i rikthehet protestave në ”vapën e gushtit”

Pas humbjes së thellë më 14 Maj, në selinë blu që i takon grupit pa kryetar të PD-së zyrtare, Sali Berisha zhvilloi një takim me 61 kandidatët për kryetarë bashkive dhe kryetarët e degëve të PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha iu rikthye protestave, ku deklaroi se demokratët duhet t’u rikthehen protestave si rruga e vetme përballë atij që ai e quan si regjimi i Edi Ramës. Edhe pse pa dhënë detaje, por protesta në vapën e gushtit, duket se nuk do jenë në agjendën e grupit të Rithemelimit.

Berisha përsëriti edhe njëherë akuzat ndaj Ramës se shpërndau para për zgjedhje dhe e cilësoi kodin zgjedhor si “kinezëri”, për të treguar se nuk njeh asnjë ligj.

Në kuadër të refuzimit të rezultatit ku fituan në 7 bashki të vogla, deputetja e PD-së, pjesë e Rithemelmit, Albana Vokshi në një deklaratë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, tha se ka kallëzuar kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin dhe biznesmenin Pëllumb Salillarin. Ajo tha për mediat se të dy kanë përdorur postin e tyre dhe burimet financiare, për atë që ajo e cilësoi krimin elektoral të 14 Majit.

Në PD është rikthyer Basha, dhe me shumë mundësi do të jetë pjesë e garës së PD-së zyrtare, për të qenë ai kryetari i PD-së së vulës pa elektorat.

SHKARKO APP