Berisha: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar për inceneratorët. Zvicra të mbrojnë jetën e Ahmetaj

Pas intervistës të dhënë nga ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj, kreu i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi se do të kërkojë hetim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve.

”PD do kërkojë hetim ndërkombëtar për vjedhjen e shekullit dhe nuk e heq nga axhenda pa parë para ligjit Edi Ramën, Agaçin, Veliajn, Dumanin dhe hajdutë të tjerë”,-tha Berisha.

Po ashtu Berisha iu drejtua edhe me një mesazh autoriteteve zvicerane, vend ku është strehuar ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë shqiptare dhe i vënë nën akuzë nga SPAK-u për korrupsion, pastrim parash, dhe fshehje të pasurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”PD ju bën thirrje autoriteteve helvetike të mbrojnë jetën e dëshmitarit të opinionit publik, Arben Ahmetaj pasi jeta e tij kërcënohet në mënyrën më serioze nga kreu i mafies më të rrezikshme, Edi Rama”. Sipas kreu të demokratëve, jo vetëm SPAK-u, por edhe AKSHI janë kthyer në kopshtin privat të kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij për tendera korruptive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?