Berisha dorëzoi Statutin, Gjykata e konfirmon: Pritet të hidhet shorti

Vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha, tashmë kanë mbërritur në Gjykatën e Tiranës. Po ashtu është hedhur shorti dhe gjyqtari që do e gjykojë do të jetë Agron Zhukri. “Ditën e djeshme, datë 15.12.2021, është depozituar në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Civile, kërkesë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombëtar”. Çështja është regjistruar dhe në pritje për t’u nënshtruar procesit të shortimit pranë kësaj gjykate”, njoftoi sot Gjykata.

Ndryshimet në statutin e PD në Kuvendin e Sali Berishës

Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, në vend të çlironin energji të reja, centralizuan pushtetin në duart e kryetarit duke ja marrë pushtetin organeve kolegjiale.

Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.

Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.

Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit, garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.

Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre por nuk u merr dot tagrat dhe nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.

Duke riformatuar në madhësi organet për ti bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.

Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.

Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë.

Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.

SHKARKO APP