Berisha drejt arrestimit, avokati Çaça tregon ku gaboi lideri historik i PD-së

Avokati Përparim Çaça, thotë se kërkesa e SPAK-ut për masë më të ashpër sigurie për Sali Berishën, ishte e pritshme dhe erdhi si pasojë e refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar masën e sigurisë ”detyrim paraqitje” për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Kjo ishte një gjë e pritshme. Edhe kodi i procedurës penale e ka të përcaktuar se nëse nuk zbatohet vendimi i gjykatës mund të kërkohet masë më e ashpër, që në rastin konkret është ajo e arrestit në shtëpi. Për SPAK masa më e përshtatshme për Berishën ishte ajo që ka kërkuar dhe është vendosur nga gjykata.

Kërkesa e re vjen si rezultat i moszbatimit të gjykatës. Edhe vetë Berisha është dakord që ta votojë këtë kërkesë, ose është ai që ka kërkuar që në krye të herës që për çdo kufizim lirie të kërkohet autorizim i Kuvendit. Them se Kuvendi do e miratojë këtë. Do jetë interesat fakti se në çfarë banese do zbatohet arresti në shtëpi”, tha Çaça.

SHKARKO APP