Berisha drejt burgut? Sejamini: Këshilli i mandateve veproi me dy standarde, për Tahirin u kërkuan prova konkrete

Analisti Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku u votua pro autorizimit për arrestin me burg ose arrestin në shtëpi të Sali Berishës. Sejamini tha se drejtësia, por edhe Kuvendi po veprojnë me dy standarde, duke përmendur edhe rastin e Saimir Tahirit, ku socialistët kërkuan prova konkrete nga prokurorët.

“Kur ka qenë rasti i zotit Saimir Tahiri, kërkoheshin edhe provat, jo vetëm relacioni dhe prokurorëve u thuhej, është shkelje e të drejtave të Tahirit nëse nuk sillni provat. Ajo që po ndodh është që kemi dy standarde.

Komisioni i mandateve ka vepruar me dy standarde. Shikoni se çfarë ka ndodhur në rastin e Tahirit, janë mbajtur prokurorët dy ditë me orë të tëra, kërkonin prova dhe bënin pyetje. Sot, i njëjti grup parlamentar dhe i njëjti komision mandatesh kanë deklaruar se nuk merremi me asgjë tjetër, por miratojmë kërkesën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse flasim për shtetin e së drejtës, të gjithë janë të barabartë dhe duhet të trajtohen njëlloj. Kemi rast pas rasti, që drejtësia e reformuar operon me standarde të dyfishta, në varësi të personit”, tha Sejamini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?