Berisha duke denoncuar Ramën, “Mos ia mbath nga parlamenti pasi flet!”

Në Parlament duke denoncuar Edi Ramën,” – theksoi sot ish-kryeministri Sali Berisha, para ndjekësve të tij në profilin Facebook, i cili shtoi më tej se “ sapo mbaron fjalën Rama ia mbath nga Parlamenti!”

“Sot në Parlament denoncova qëndrimin bërë rregull këto kohët e fundit të Edi Ramës, i cili pasi flet gjatë e gjatë broçkulla dhe mashtrime, mbaron fjalën dhe ja mbath e ikën nga parlamenti.”

“Ai, me nerva të lodhura e te ciflosura ka frikë të dëgjojë përgjigjet e kundërshtarit dhe mendon se duke ikur i bën të besueshme trillimet dhe mashtrimet e panumërta që lëshon në foltoren e Parlamentit.”

Në fjalën time theksova se me këtë qëndrim ai po punon për dezintegrimin e Parlamentit dhe se ai tregon se ndjehet kryeministër i vetëm i “aleancës së qelbësirave”  dhe nuk ka respektin më minimal për mendimin ndryshe dhe popullin opozitar.”

Ky është një qëndrim i dënueshëm, sepse ne për shkak të zgjedhësve që përfaqësojmë jemi të detyruar të të dëgjojmë dhe përgjigjemi me debat njëri-tjetrit. Por në rast se vazhdohet kështu edhe ne do na imponohet të largohemi nga salla sa herë që të marrë fjalën Rama, i cili është dhe folësi më i mërzitshëm dhe bosh i foltores së Parlamentit!”

I tillë është  reagimi i ish-kryeministrit Berisha, mbi seancën e sotme parlamentare dhe ankesa që ai ka pasur ndaj pasardhësit të tij në detyre, duke kërkuar që Rama të mos largohet herë tjetër nga salla, pasi edhe ai mund të bëj të njëjtën gjë.

SHKARKO APP