Berisha e denoncoi 2 muaj më parë ngjarjen e djalit të deputetit të PS dhe rolin e Ballës
Rasti i publikuar sot nga gazetari investigativ, Basir Çollaku, u denoncua në fund të muajit korrik edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit djali i deputetit socialit, Rrahman Rraja, kishte përdhunuar një femër. Pas arrestimit, ai ishte liruar me ndërhyrjen e Taulant Ballës.
Postimi i Berishës më 29 korrik 2018:
Narkopolicia fsheh me urdhër të Edvinit, përdhunimin e një vajze nga djali i deputetit të narkopartisë. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb
“Para 10 ditesh djali i deputetit te qytetit kruje z Rrahman Rraja ka dhunuar një vajzë me mbiemer Maloku nga fshati Zezë i njësisë administrative nikel. Vajza ka berë denoncim në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe i është deleguar për veprime policisë së rajonit F.Kruje.
Policia F. Krujës ka thirrur vajzën dhe ka manipuluar denoncimin duke i berë akt pajtimi, por vajza ka shkuar në zyren e shcb Durres e ka ri bërë denoncim dhe çeshtja ka ardhur përsëri në policinë e F. Krujës. Në rajonin e policise F.Krujë punon vellaj i deputetit inspektor Bashkim Rraja.
Inspektori i krimeve dhe opgj janë nën presion e trysninë e deputetit Rrahman Rraja e të kry të bashkisë Artur Bushi dhe vëllait të deputetit Xhelal Rraja qe është drejtor i postës Krujë e ndërhyrjes së taulant balla kanë bërë të mundur mos ndalimin e djalit të deputetit dhe çeshtja ka shkuar në prokurinë e Krujes në heshtje. Vajza e familja e saj janë nën presion psikologjik e dhunë verbale”.
Denoncimi i Berishes ne “Facebook”

KOHA JONË SONDAZH

