Berisha e ftoi prej 1 muaji në debat, Rama: Se meriton, është një sharlatan

Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama debat publik lidhur me programet e partive, që kur nisi fushata elektorale. Në emisionin “Opinion”, Rama tha se Berisha nuk e meriton një debat me atë pasi sipas tij, është një sharlatan që tallet me popullin shqiptar.

“Kam 1 mijë arsye pse ky njeri nuk meriton debat se ky është një sharlatan që tallet ditën dhe natën me popullin shqiptar. Nëse shumica e popullit shqiptar ia jep përgjigjen rregullisht, atëherë detyrimi i këtij njeriu është me ata që e votojnë.

Nuk e njoh për kryetar opozite dhe e konsideroj një të vdekur mes të gjallëve. Ai është një turp sot, për shtetin dhe popullin shqiptar. Është një person që na ulë kokën të gjithëve para atyre që ne pa ata nuk bëjmë dot”,-tha Rama.

SHKARKO APP