Berisha e quan fitore barazimin dhe lavdëron Berishën

 

Ish presidenti e ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur fitore barazimin në atë Kopenhagë, në atë që e ka quajtur “fushë të vikingëve”.

“Miq, ky barazim në fushën e vikingëve ishte fitore për ne. Berisha ishte i jashtëzakonshëm dhe ekipi ishte i shkëlqyer! Urimet më të përzemerta kombëtares tonë, kapitenit, trajnierit dhe shpëtimtarit Berisha! Urimeeee!!”, ka shkruar Berisha, që e ka shoqëruar këtë postim me fotografin e numri 1 të kuqezinjve, portierit Etrit.

SHKARKO APP