Berisha e quan Ramën armik, Braçe: Me këtë ”kulturë” mbylli në burg Fatos Nanon
Në protestën e djeshme, kryetari i PD-së Sali Berisha e quajti armik Edi Ramën. Këtë frazë e ka shpërndarë në rrjete sociale deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë se kjo është kultura e armikut që ka ish-kryeministri, me në thelb fashizmin oriental. Ai kujton burgosjen e kryetarit të atëhershëm të opozitës Fatos Nano, rrahjen e Edi Ramës e deri dhe vrasjen e protestuesve në Bulevard.
“Kjo është “kultura e armikut”; Në thelb të fashizmit oriental! Me kulturën e armikut, mbylli në burg për më shumë se tre vjet, kryetarin e opozitës, armikun Fatos Nano.
Me kulturën e armikut, rrahu deri në kufijtë e vdekjes, publicistin atë kohë, armikun Edi Rama.
Me kulturën e armikut, pushkatoi kater armiq ne mes te bulevardit. Me kulturën e hajdutit, poqi të gjallë punëtorët e gjorë të Gerdecit, ku ishte një nga bizneset e fashizmit oriental”.
View this post on Instagram