Berisha: Edi Rama i tmerruar nga protesta, anuloi pushimin e administratës

Ishte me të vërtetë njoftimi i parë se data 6 dhjetor (dita e Samitit të BE-së) do të ishte një ditë pushimi zyrtar për administratën në Tiranë? Për Sali Berishën po, edhe pse sot kryeministri Edi Rama tha se është lajm i rremë.

Kreu i Partisë Demokratike, në një takim me banorë të degës 1 dhe 3 në Tiranë, deklaroi se kryeministri Edi Rama e anuloi nga frika se administrata mund të dilte në protestë.

“Edi Rama është tmerruar nga protesta dhe po të keni vënë re ju, të gjitha antenat e tyre, të gjithë gazetat dhe portalet e tyre, duan ta paraqesin sikur po bëhet kiameti në datën 6. Në datën 6 është triumfi i popullit opozitar, i cili do t’i thotë Europës dhe botës se ky kryeministër është një mafie, mafioz i rrezikshëm për popullin e tij, se kjo qeveri është mafioze. Se vërtetë jeni në Shqipëri, por ata institucione perëndimore që vlerësojnë funksionimin e shtetit ligjor, kanë gjetur Shqipërinë që është 53 vende nën Kosovën, sepse Kosova zbaton ligjin, që do të thotë barazi para ligjit, garanci për të drejtat e njeriut”.

SHKARKO APP