Berisha: Ekspontentë të caktuar antishqiptarë po përhapin të pavërtetat e Millosheviçit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur për RTV Dukagjinin, tha se individë të caktuar po përhapin informacione të rreme të servirura nga Milloshevic.

Ai tha se diktatori i zi, për shkak të harmonisë fetare në Shqipëri dhe myslimanizmit përhapi fjalë sikur në Shqipëri strehohej Bin Ladeni, çka u vërtetua nga partnerët ndërkombëtarë që ishte një mashtrim i madh.

Pjesë nga intervista:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ermal Panduri: Z. Berisha më lejoni  të ju lexoj dicka për këto reagime që  ju i bëni, ka pasur një reagim  nga presidenti Thaçi: “ Institucioni i Republikës së Kosovës sot më së paku nuk i duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike, veçanërisht atyre të viteve 92- 97. Tregtonin dhe bënin që me punë të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të ballkait Sllobodan Millosheviç. Ata duke mbushur xhepat e tyre u kujdesën me devotshmëri që me rezervuarët e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushura plot përkundër faktit se Bashkësia Ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviçit. Nuk i duam këshillat e atyre që strehuan Binladenin vrasësin e civilizimit botëror…..dhe Arkanin vrasësin shqiptarëve të Kosovës. Nuk i duam këshillat e atyre që burgosën komandanin  legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehemi Lladrovci, Zahir Pajaziti dhe UÇK e etiketuan si terroriste. Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqipëtarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën janë të njejtë që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit  të historisë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sali Berisha: Nuk merrem absolutisht me çështje personale dhe komente personale por në respekt të qytetarëve të Kosovës unë duhet të shpjegoj sa vijon.

Në vitet 92 – 97’,  Shqipëria, në një përballje të fuqishme në arenën diplomatike botërore mposhti Serbinë në mënyrën më përfundimtare, Në këtë kontekst, në jetë  mbas viteve 90 dy armiq kam pasur. Njëra ishte Enver Hoxha dhe enveristët, sepse atyre ju shemba pushtetin, bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe popullin shqiptar, parajsën që kishin ndërtuar mbi ferrin e shqiptareve,  dhe Sllobodan Millosheviçi, i cili e pa  veten te humbur në çdo forum ndërkombëtar me dokumenta dhe ligje ndërkombëtare. U përpoq të bëjë gjithçka ndaj meje sikur unë u përpoqa të bëj gjithçka ndaj tij. Kjo është e vërteta. Tani një nga ato përpjekjet e tij ishtn shpifjet dhe shpikjet për Bin Ladenin, sepse duhej që Shqipëria, për shkakt të bësimit fetar të racizmit te tyre ndaj myslimanëve, të paraqitej  si një strofull…. Në atë kohë kur Millosheviçi i shtronte keto teza Shqipëria ishte, dhe fatmirësisht ka dokumenta,  nga vendet që luftonte me suksesin m ëtë madh terrorizmin  ndërkombëtar, për këtë te sygjeroj te lexosh New York Times e asaj kohe, Herald Tribune,  Los Angelos Times etj etj

Ermal Panduri: Pra Thaqi po shërbehet me të pavërtetat e  Millosheviqit.

Sali Berisha: Pra Shqipëria, thonë shërbimet partnere, dha kontribut, duke më cituar dhe mua “kardiologu Berisha” më shumë se cdo vend tjetër ish komunist dhe vendet tjera. Në vitet 2005- 2013 Shqipëria ka pasur disa nga bashkëpunimet më sensitive, qoftë në shërbimin informativ të shtetit qoftë me shërbimin e ushtrisë, me shërbimet  e partnerëve tanë  më të mëdhenj, operacione dhe veprime nga më sensitivet, dhe ështe anëtare e NATO-s. Tani kjo është e vërteta sa i përkket Bin Ladenit  të krijuar në Beograd.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?