Berisha entuziast, “Me dhjetëra mijëra qytetarë që sot drejt Tiranës për protestën”

 

Ish-kryeministri Sali Berisha para mitingut të ditës së nesërme, në profilin e tij Facebook, në një postim tjetër thotë se drejt Tiranës janë  nisur me dhjetëra mijëra qytetarë, çka sipas tij nesër pritet që protesta të jetë e gjerë dhe qeveria do të ketë fatin e turpshëm.  

Postimi i Sali Berishës, në Facebook:  

“Nesër Tirana dhe Shqipëria në revoltë!”

“Bijtë mafiozë e hajdutë të shtetit, që rehabilituan Enverin, Hitlerin shqiptar të Pasluftës dhe xhelatët hoxhistë, do të kenë fatin e turpshëm të etërve të tyre mizor.”

“Drejt Tiranës sot janë  nisur dhjetëra e mijëra qytetarë shqiptarë nga të katër anët e vendit. Ora e revoltës popullore, ora e revolucionit demokratik na fton.”

SHKARKO APP