Berisha: Enver Hoxha, më demokrat se Edi Rama

Sali Berisha ka reaguar si zakonisht në profilin e tij në Facebook, kësaj here lidhur me zhvillimet më të fundit në PS dhe për faktin se ende nuk është vendosur se kur do të votohet sipas statutit për kryetarin e kësaj partie.

“Enver Hoxha apo Hitleri shqiptar i Pasluftes, pasi e vendosi dy vjet pas themelimit ne krye te Partise Komuniste te Shqiperise Dushan Mugoshen si agjent te Beogradit, votohej formalisht ne Kongres nje here ne 4 vjet. Kurse Edi Rama nuk pranon te votohet prej 6 vitesh. Rama ju thote socialisteve se lideri nuk votohet! Kesaj i thone ose Rama eshte lideri i lindur i PS ose Partia Siçiliste eshte tashme prone e tij, parti personal”, – shprehej Berisha, i cili vinte në dukje se edhe pse Hoxha ishte diktator, ai gjithsesi ishte më demokratik me zgjedhjet brenda partisë, edhe pse formalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?