Berisha: Erdogan nuk mund të ndërhyjë në çështjet fetare në vend. Rama pa atdhe

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Sali Berisha akuzoi dhe tha se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka pse të ndërhyjë në çështjen fetare në Shqipëri. Qëndrimi i Berishës vjen pas mbylljes së kolegjit ”Mehmet Akif” në Tiranë me vendim qeverie.

”Së pari i rikujtoj çdo shqiptari që nuk duhet të harrojnë kurrë se kombi është i pari. Ne nuk mund të pranojmë ndikime politike në raportet tona fetare. Në një anë kërkohet të emërohet kreu i komunitetit mysliman i cili zgjidhet me votë nga xhemati i tij, tani na del se do na i hapë dhe mbyllë shkollat kur të dojë.

Nuk ka akt më të turpshëm, më të shpifur sesa të mbyllesh kopshte e çerdhe me arsyetimin se janë të lidhur me terroristët në Turqi. Gjetën një oligark Sinan Idrizin për të thënë se është pronari i godinës. I them Idrizit mos e bëj këtë, mos luaj me interesat kombëtare.

Nëse Turqia do të respektojë Shqipërinë si vend sovran nuk mund të ndikojë kurrë në mbyllje shkollash. Rama nuk ka atdhe, është një njeri që i është përkushtuar vjedhjes së tij”.

SHKARKO APP