Berisha: Felaj nuk më la të demaskoj Ramën! Do ia përplasja në fytyrë të gjitha
Aktualitet E Enjte, 31 Mars 2022 12:12
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë jashtë për të folur pasi nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, e cila drejton seancën e sotme parlamentare nuk ka pranuar t’i japë fjalën për procedurë.
“Unë po dilja që t’ja përplasja Edi Ramës të gjitha në fytyrë dhe ai iku ia mbathi. Dublikoi interpelancën e ministres dhe gjysmën e orës tjetër tha Putinizma. Felaj nuk më dha fjalën sepse e dinte që unë do të demaskoja atë”,– tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

