Berisha flet për çështjen e vizës amerikane
Në sallën e Kuvendit, një javë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se paraardhësi i tij Sali Berisha kishte marrë një mesazh nga SHBA që i ndalonte udhëtimet përtej oqeanit. Berisha e kundërshtoi menjëherë dhe për këtë u pyet edhe në studion e emisionit “Byro politike” në ”ABC News”.
”Në mënyrë absolute nuk kam marrë një mesazh të tillë. Që nga 100-vjetori kur kam kryer një vizitë dhe pastaj erdhi zonja Klinton këtu. Ia kam shpjeguar edhe ambasadorit Lu, i cili më ka kërkuar që të bëj një vizitë në SHBApor unë nuk e kam pranuar sepse i thashë që unë jam një “ish-ish”. Nuk kam aplikuar kurrë për vizë dhe nuk kam pasur në plan të shkoj. Unë mund të shkoj kur të dua si turist në SHBA por turizmi nuk është një pasion i imi. Unë mund të shkoj kur të dua dhe sa herë të dua në SHBA por unë nuk përfaqësoj askënd. Nuk më është refuzuar viza sepse nuk kam pasur asnjë refuzim sepse unë nuk kam aplikuar. Nuk besoj që do të aplikoj sepse unë jam tërhequr nga aktiviteti politik. Kjo është një shpikje e Edi Ramës”,-tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

