Berisha flet për kandidatët që janë në listë të mbyllur: Ata mbështetën PD në kohën e përçarjes

Sali Berisha tregon më shumë për përzgjedhjen e emrave të kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur. I ftuar në ”Opinion”, Berisha tregoi pse shumë prej emrave që janë në listë të mbyllur për shkak se e mbështetën atë në kohën e përçarjes së PD. Berisha foli dhe në lidhje me reflektimin e primareve në listat e kandidatëve për deputet.
”Albana Vokshi, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Ivi Kaso etj u përballën. Këta zgjodhën që të mbështesin një kauzë që zgjodhi Berisha. u përballën nga presione nga më të ndryshme. Pa mbështetjen e këtyre individëve, PD nuk do të ishte kurrë siç është sot, por një shtojcë, një fasadë e Edi Ramës. Unë mendoj se çështja e një opozitë sovrane nuk është çështje vetme një partie.
Këta individ që u thuhet ju keni qenë, keni qenë por kaluan një proces që meritojnë nderimin më të madh. Përveç kësaj, këta ishin njerëz me fuqi organizative, duhet që të merrte dikush përgjegjësi. I pari i listës së Tiranës në qytetet është Klevis Balliu.
Kadiu ishte në rang qarku, do kisha dëshirë që të ishte në listë të mbyllur, por 4 vende u zunë nga aleatët, 5 ose 6 ishin automatikisht në listë të mbyllur. Sikur mundësia më e vogël të ishte, absolutisht do të ishte Hysen Kadiu, por nuk ishte. Zëdhënësi i partisë në statut nuk hyn automatikisht në listë, nëse do të ishte do të respektohej. Ne në listat e mbyllura kemi një numër të konsiderueshëm të rinj. Ju thoni se nuk u përfillën, por u përfillën”,-tha Berisha.