Berisha flet për Këlliçin: Me të në krye të bashkisë, Tirana s’do ketë më ndërtime kullash

Sali Berisha tregon tri tiparet kryesore të fushatës së kandidatit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçin. Ai tha se kur Këlliçi të fitoj bashkinë, Tirana nuk do të ketë më ndërtime kullash të cilat janë kthyer në një tmerr.

”Tre tipare kryesore shoh në fushatën e Belind Këlliçit, e para një fushatë me qytetarë jo me zyrtarë dhe ky është fakt i pamohueshëm. Tipari i dytë një fushatë me premtime anti-krizë, premtimet e tij lehtësojnë dhimbjet dhe xhepin e qytetarëve shqiptarë.

Kjo nuk është populizëm sepse sot janë me mijëra, vetëm 20% e familjeve që ju takon ndihmë ekonomike marrin ndihmë dhe ky të paktën u kursen biletën e udhëtimit. E treta, të marrim tunelin, absolutisht zgjidhje jetike e domosdoshme. Pse, sepse ju jeni këtu i keni dëgjuar këta kur thoshin po e ngushtojmë aty hyrjen për të mos hyrë lehtë në Tiranë.

Veliaj thotë të ketë vështirësi në trafik që të mos përdorin makina, ky pra vështirëson trafikun qëllimisht. Jam absolutisht për denoncimin e plotë të tyre. Këlliçi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë kullë dhe unë po ju them ju se nëse do kishte sipas parimeve ku janë ndërtuar ato në zona të reja ok, por të ndërtosh kulla në këtë mënyrë ajo është tmerr”,-tha Berisha për ”MCN TV”.

SHKARKO APP