Berisha flet për lajmin e abuzimit të 13 vjeçares në Kavajë: Si u liruan të rinjtë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Temproa” nga Sonila Meço në Ora News, foli edhe për denoncimin e abuzimit të 13 vjeçares nga Kavaja nga shokët e shkollës së saj. Berisha tha se ishte njoftuar nga qytetari digjital.

BerishaMë shumë di këtë. E ëma e ka marrë vesh. Ka njoftuar të shoqin në Itali dhe kanë shkuar në polici. Policia nuk ka marrë asnjë masë. Ata kanë bërë denoncimit. Ka dy variante. I pari është që i ndaluan nxënësit dhe i liruan me urdhër nga sipër, varianti i dytë është që policët kanë marrë urdhër. Jam i bindur që SHISH ka informuar qendrën dhe jam i sigurt që ka informuar kryeministrin dhe ministrat respektivë, ministren e Arsimit dhe ministrin e Brendshëm. A nuk u fsheh Rexhep Rraja. 

A nuk mu hodhën mua në fyt? A u hodh i gjithë shteti kundër meje, sepse publikova mesazhin e oficerit Nuhu. Jemi shtet i përdhunuesve. A nuk ishte Elvis Rroshi i dënuar me përdhunim dhe Edi Rama dilte në fotografi me të dhe thoshte kur ka qenë 16 vjeç. A nuk mu hodhën mua në fyt pse denoncova Rexhep Rrajën pse përdhunoi vajzën. Mësuesja kujdestare i thoshte Rroshit ti je frymëzim për ne.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?