Berisha flet për mosbindje civile, Braimllari tregon se çfarë do të bëjë Partia e Lirisë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i ftuar në A2 CNN, u pyet nëse PL-ja do t’i bashkohet mosbindjes civile të thirrur nga Sali Berisha.

“Ne jemi pjesë e aksionit opozitar, Partia e Lirisë e ka sqaruar këtë gjë. Ne e mbështesim tërësisht aksionin opozitar dhe kemi bindjen që opozita duhet të jetë totalisht e bashkuar për të vijuar këtë aksion. Ka vetëm një moment të rëndësishëm për të ngritur frymën opozitare dhe ka ardhur koha për të forcuar energjitë opozitare pasi keqqeverisja po theksohet edhe më shumë. Ka një parti-shtet që ka zaptuar Parlamentin”, tha Braimllari.

“Në këto kushte, opozita nuk ka rrugë tjetër. Ne kemi nga viti 2017 që jemi pjesë e aksionit opozitar dhe e kemi mbështetur. Do të presim datën 2 dhjetor për vendimmarrjen mbi qëndrimet zyrtare, më pas zoti Berisha ka thënë që do të ketë takime me aleatët. Ajo që është e rëndësishme është bashkimi i energjive në aksionin opozitar”, shtoi Braimllari.

SHKARKO APP